Tragjedi në Lagunën e Patokut, është mbytur një 16-vjeçar, tjetri nxirret i gjallë

Tragjedi në Lagunën e Patokut, është mbytur një 16-vjeçar, tjetri nxirret i gjallë

Foto ilustruese KURBIN- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kurbinin këtë mesdite, ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është mbytur në lagunën e Patokut. I mituri ishte futur për t'u larë bashkë me një bashkëmoshatarin e tij. Ky i fundit është nxjerrë i gjallë nga uji dhe është transportuar në spital. Policia bën me dije se dy 16-vjeçarët kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin por dyshohet se i ka marrë rrjedhja. Teksa një prej 16-vjeçarëve është nxjerrë nga uji, tjetrit nuk i është gjetur ende trupi. Në vendngjarje ndodhen...