Tragjedi në Kongo, hipopotami fundos varkën: Humbin jetën nëna dhe dy fëmijët e saj

Tragjedi në Kongo, hipopotami fundos varkën: Humbin jetën nëna dhe dy fëmijët e saj

Një nënë dhe dy fëmijët e saj u vranë kur një hipopotam fundosi varkën me të cilën po lundronin në veriperëndim të Republikës Demokratike të Kongos, njoftoi të premten një organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut. Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje në territorin e Bikoros, në provincën Ekuator, sipas Christophe Yoka-s, koordinator i organizatës Korniza për Zhvillim dhe Mirëqenie. Yoka u tha gazetarëve në Bikoro se viktimat po udhëtonin natën në liqenin Tumba, kur u shfaq një hipopotam dhe u përplas me forcë me kanoen me të cilën po lundronin. Ai tha se në varkë ndodheshin katër anëtarë të së njëjtës familje dhe se vetëm njëri prej tyre kishte mbijetuar. Sipas raportimeve, trupi i gruas kishte plagë të rënda, të cilat i atribuohen...