Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tragjedi në koncertin e ‘Oasis’, 40-vjeçari bie nga stadiumi dhe humb jetën
Yjet e Britpopit, Oasis, thanë të dielën se anëtarët e tyre janë “të tronditur dhe të trishtuar” pasi një burrë u rrëzua dhe vdiq gjatë një koncerti të grupit në stadiumin Wembley të Londrës. Tragjedia ndodhi të shtunën në mbrëmje dhe raportet thonë se fansi ra nga kati i sipërm i stadiumit me kapacitet 90,000 vende. “Oasis dëshiron t’u shprehë ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të personit të përfshirë”- ka thënë në një deklaratë për mediat grupi legjendar. Ndërkohë policia e cila ka konfirmuar lajmin të dielën tha se të pranishmit në stadium duhet të tregohen të gatshëm për të ndihmuar policinë nëse...