Tragjedi në Kelmend, 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën

Tragjedi në Kelmend, 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të shtunë zonën e Kelmendit, në Malësinë e Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë. Ngjarja është raportuar rreth orës 10:52, kur Policia është njoftuar për incidentin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje për të verifikuar rrethanat. Në vend është konstatuar shtetasi me inicialet F. S., rreth 40 vjeç, i cili kishte pësuar dëmtime të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes, 40-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën. Ende nuk janë të qarta rrethanat e plota të ngjarjes dhe mënyra se si ka ndodhur rënia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e shkaqeve dhe...