Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tragjedi në Itali, automjeti përplaset me kamionin në tunel, tre të vdekur dhe dy të plagosur
Një aksident trafiku ndodhi të martën pasdite në autostradën A1 në provincën e Firences, përgjatë Variante di Valico, brenda tunelit di Base. Incidenti tragjik ndodhi rreth orës 14:30 kur një kamion u përplas me një makinë, duke rezultuar në vdekjen e tre burrave dhe plagosjen e rëndë të një gruaje dhe një të mituri. Aksidenti ndodhi kur makina, në të cilën udhëtonin tre burrat që u vranë, gruaja dhe vajza e vogël, thuhet se u ndal papritur brenda tunelit. Disa shoferë kalimtarë arritën ta shmangnin atë, por jo shoferi i kamionit, i cili, pavarësisht përpjekjes për të frenuar, nuk mundi...