Tragjedi në Indi, të paktën dy të vdekur nga shembja e një ure! Disa rezultojnë të zhdukur

Tragjedi në Indi, të paktën dy të vdekur nga shembja e një ure! Disa rezultojnë të zhdukur

Një ngjarje tragjike është shënuar në shtetin perëndimor të Maharashtrës, Indi, ku një urë mbi një lumë është shembur në një zonë të njohur turistike. Sipas agjencisë Press Trust of India, të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa autoritetet shprehin frikën se disa të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi janë marrë nga rrjedha e ujit. Pamjet dramatike dhe fotografitë nga vendngjarja tregojnë përmasat e katastrofës dhe përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit për të gjetur të mbijetuar. Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për shkaqet e shembjes, ndërsa kërkimet vijojnë me intensitet të lartë.
Burimi: Syri.net