Tragjedi në Gjermani, treni del nga shinat! Disa të vdekur dhe të plagosur

Tragjedi në Gjermani, treni del nga shinat! Disa të vdekur dhe të plagosur

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat mbrëmjen e së dielës në rajonin Baden-Württemberg në Gjermani, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur, raporton Agjencia Gjermane e Shtypit duke cituar burime zyrtare. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:10 pranë Zëiefaltendorf, në rrethin Biberach. Sipas një zëdhënësi të Policisë Federale në Stuttgart, dy vagonë të trenit ekspres rajonal të Deutsche Bahn dolën nga shinat. Në tren ndodheshin rreth 100 persona në momentin e aksidentit. “Të paktën tre persona janë të plagosur, por ende nuk ka informacion mbi gjendjen e tyre,” tha zëdhënësi. Ekipet e policisë dhe shpëtimit udhëtuan në distanca të gjata...