Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

Nëntë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni privat në Florida të SHBA-së. Avioni i tipit Learjet 60 u përplas në një zonë të banuar në Palm Beach County, duke shpërthyer në flakë. Sipas autoriteteve amerikane, asnjë nga personat që ndodheshin në bord nuk ka mbijetuar. Avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Austin-Bergstrom në Teksas dhe kishte si destinacion Aeroportin Eleuthera Veriore në Bahamas, kur u rrëzua pranë Lake Worth Beach. Përplasja krijoi një krater të madh pranë hyrjes së një kompleksi banesash të lëvizshme. Për shkak të rrezikut, autoritetet urdhëruan evakuimin e rreth 600 banorëve, të cilët u zhvendosën në dy qendra strehimi. Detaje tronditëse janë zbuluar nga regjistrimi audio i komunikimeve mes ekuipazhit dhe kontrollit ajror në Miami. Sipas regjistrimit të...