Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në Florida, 29-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë muajit të mjaltit
Muaji i mjaltit i një burri 29-vjeçar nga Kolorado përfundoi tragjikisht kur u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në plazhin New Smyrna në Florida. Jake Rosencrantz po qëndronte në ujë kur u godit nga rrufeja, thanë autoritetet. Shërbimet e urgjencës i kryen atij reanimacion kardiopulmonar në vendngjarje dhe ai u dërgua në spital në gjendje kritike, ku vdiq të nesërmen në mëngjes. Të shtunën, përpara se të njoftohej vdekja e tij, Sherifi i Qarkut Volusia, Mike Chitwood, tha në një postim në Facebook: “Po lutem për këtë të ri dhe gruan e tij. Ata erdhën në plazhet tona për të...