Tragjedi në Fier – Aksidenti me motor i merr jetën 16-vjeçarit nga Kafaraj

Tragjedi në Fier – Aksidenti me motor i merr jetën 16-vjeçarit nga Kafaraj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kafaraj në Fier, ku një i ri, vetëm 16 vjeç, ka humbur jetën pas një aksidenti me motor. O. Hamataj, adoleshenti që drejtonte mjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar të dielën, më 25 maj, duke pësuar plagë të shumta.Reklama në FieriWeb Fillimisht ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, por për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët vendosën ta dërgojnë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Fatkeqësisht, plagët rezultuan fatale dhe 16-vjeçari ndërroi jetë ditën e djeshme, duke lënë pas dhimbje të thellë për familjen, të afërmit dhe komunitetin.Reklama...
Burimi: Fieriweb.com