Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

Një person, me shtetësi indiane sipas informacioneve paraprake, humbi jetën nga përplasja dhe rrëzimi i dy helikopterëve, teksa po përpiqeshin të uleshin në zonën e malit Everest, në Nepal. Lajmi u bë i ditur nga policia për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). Një video që regjistron momentin e përplasjes fatale po qarkullon gjerësisht në internet. “Një person humbi jetën në vendngjarje”, ndërsa një tjetër “u transportua në spital”, deklaroi për AFP, pa dhënë detaje të mëtejshme, Nabin Raja Budhathoki, shefi i policisë në rajonin e Solukhumbut. Helikopterët e vegjël përdoren shpesh në malet e Himalajeve për transportimin e turistëve, alpinistëve dhe furnizimeve, si dhe për zhvillimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit. Megjithatë, terreni tepër i vështirë dhe ndryshimet e papritura të kushteve meteorologjike i bëjnë fluturimet...