Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në Brazil, të paktën 8 të vdekur pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë
Të paktën tetë persona kanë vdekur pas një aksidenti që përfshinte një balone me ajër të nxehtë në rajonin jugor të Brazilit, Santa Catarina, të shtunën, sipas guvernatorit lokal. “Jemi të gjithë të tronditur nga aksidenti që përfshiu një balone me ajër në Praia Grande, këtë të shtunë në mëngjes. Ekipi ynë i shpëtimit është tashmë në vendngjarje… Deri më tani, kemi konfirmuar tetë të vdekur dhe dy të mbijetuar”, tha guvernatori lokal Jorginho Mello në X. Ai tha se ekipet e shpëtimit po kërkonin persona të tjerë, pasi informacionet paraprake tregonin se në bord ndodheshin 22 persona. VÍDEO mostra...