Tragjedi në Bolivi, shpërthime të fuqishme në kazermë, 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Tragjedi në Bolivi, shpërthime të fuqishme në kazermë, 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi dy shpërthime të fuqishme goditën të premten një kazermë ushtarake në Bolivinë perëndimore, sipas zyrtarëve. Drejtoresha e Shëndetësisë në Viacha, Rita Nebraska, tha për një televizion se raportet paraprake ushtarake tregojnë se nga shpërthimet kanë humbur jetën dhjetë deri në 15 persona. Nebraska tha se një spital pranoi 62 pacientë, ndërsa 14 prej tyre u transferuan në spitale të specializuara në La Paz për shkak të traumave të rënda dhe djegieve. Mes tyre ishin edhe dhjetë ushtarakë, të cilët u dërguan në një spital ushtarak. Ministria e Mbrojtjes tha se dy shpërthimet ndodhën rreth orës 14:30 sipas kohës lokale në Qendrën e Mirëmbajtjes së Përgjithshme të bazës ushtarake RAM-2 “Bolivar” në...