Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në Berlin, dy të rinj humbin jetën duke bërë “sërf” mbi tren
👁13997
Dy të rinj, të moshës 17 dhe 18 vjeç, humbën jetën tragjikisht dje në Berlinin jugperëndimor, teksa ishin ngjitur në çatinë e një treni të linjës S-Bahn S1. Ata nuk arritën të shmangnin një urë të ulët, duke u përplasur fatalisht gjatë lëvizjes së trenit me shpejtësi prej 60 km/h. Njëri prej tyre vdiq në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve të rënda. Sipas autoriteteve, të rinjtë, të cilët po bënin të ashtuquajturin “surf të trenit”, kishin gabuar në vlerësimin e distancës dhe nuk patën kohë të hidheshin apo të shtriheshin në mënyrë...