Tragjedi në Aeroportin e Bergamos, 35-vjeçari humb jetën pasi u thith nga motori i avionit

Tragjedi në Aeroportin e Bergamos, 35-vjeçari humb jetën pasi u thith nga motori i avionit

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së martës në aeroportin Orio al Serio në Bergamo, ku një person humbi jetën pasi u përplas me motorin e një avioni në lëvizje. Për pasojë, trafiku ajror u pezullua për rreth një orë e gjysmë, duke shkaktuar anulimin e tetë fluturimeve në nisje dhe devijimin e gjashtë fluturimeve në mbërritje, të cilat u drejtuan drejt Veronës dhe Malpensës. Fluturimet u pezulluan në orën 10:20 dhe rifilluan normalisht rreth mesditës. Sipas informacioneve të para, viktima është një burrë rreth moshës 35 vjeç, i cili nuk ishte as pasagjer dhe as punonjës i aeroportit....
Burimi: Vizionplus.tv