Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi e dyfishtë në Itali, babë e bir humbin jetën brenda pak orësh
Një tragjedi e dyfishtë ka goditur një familje të njohur në Apeninet e Modenës, pronarë të Hotel del Corso në Sestola (Modena). Fabio Marchioni, 36 vjeç, vdiq pas një aksidenti në lumin Dardagna. Disa orë më vonë, babai i tij, Aurelio Marchioni, u gjet i vdekur nën urën Leo në Fanano, me sa duket i paaftë të përballonte lajmin e vdekjes së të birit. Kjo familje ishte prekur tashmë nga një tragjedi tjetër shumë vite më parë, vdekja e një vajze. I gjithë komuniteti—i udhëhequr nga kryetari i bashkisë Fabio Magnani—është i tronditur dhe po mendojnë të shpallin një ditë...