Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi detare! Mbytet trageti me 65 persona në bord, gjenden trupat e katër viktimave
Një aksident tragjik detar ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Indonezi, ku një traget është përmbysur në rrugën drejt ishullit turistik të Balit, duke lënë të paktën katër persona të vdekur dhe 29 të shpëtuar. Sipas një deklarate të agjencisë së shpëtimit me seli në Surabaya, trageti kishte në bord 53 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Mjeti lundrues u mbyt rreth orës 23:20, vetëm gjysmë ore pasi ishte nisur nga porti i Ketapang në provincën Lindore të Javas, me destinacion portin Gilimanuk në Bali – një udhëtim i shkurtër prej rreth 50 kilometrash. Shkaku i përmbysjes mendohet të...