Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi ajrore në Gana, dy ministra dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit humbin jetën nga përplasja e helikopterit
Dy anëtarë të qeverisë së Ganës, Ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boamah dhe Ministri i Mjedisit Ibrahim Murtala Mohammed, humbën jetën në një përplasje helikopteri në rajonin jugor Ashanti të mërkurën. Gjithsej, gjashtë persona humbën jetën në tragjedinë, përfshirë anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët. Sipas Shefit të Shtabit të Presidentit të Ganës, Julius Debrah, Forcat e Armatosura të Ganës njoftuan se humbën kontaktin me helikopterin Z9, i cili ishte në një udhëtim nga kryeqyteti i Akras për në qytetin minierash të Obuasi. Përplasja e helikopterit ka ndodhur ndërsa aeronauka ishte në një zonë malore të rajonit të Ashanti. Në bordin e helikopterit ndodheshin pesë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Pas lajmeve tragjike, shefi i stafit Julius Debrah shpalli se flamujt do të ulen në...