Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Trafiku më shpëtoi”, studentja me fat që humbi fluturimin fatal të Air India, u vonua 10 minuta
Fati, ose siç e quan ajo, një “mrekulli”, i shpëtoi jetën Bhoomi Chauhan , një studente 28-vjeçare e administrimit të biznesit, e cila i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit që vrau 241 persona dje në Indi, falë një vonese të minutës së fundit. Siç raporton BBC, Chauhan, e cila jeton në Bristol të Mbretërisë së Bashkuar, me bashkëshortin e saj, kishte qenë për vizitë në qytetin e saj të lindjes në Indinë perëndimore për pushime dhe po përgatitej të kthehej në Evropë me fluturimin AI171 të Air India, me destinacion Aeroportin Gatwick të Londrës. Megjithatë, një vonesë në udhëtimin e saj për në aeroportin e Ahmedabadit për shkak të trafikut të dendur bëri që ajo të arrinte dhjetë minuta pas orarit të planifikuar të hipjes në...