Trafikonte klandestinë kundrejt pagesës, pranga 27-vjeçarit në Shkodër

Trafikonte klandestinë kundrejt pagesës, pranga 27-vjeçarit në Shkodër

Një 27-vjeçar, shtetas azerbajxhanas, është arrestuar në Shkodër pasi po trafikonte klandestinë. Ai u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Hotit”, në fshatin Kastrat, duke shoqëruar 4 shtetas nga Afganistani. Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjet një armë e ftohtë (thikë). Nga hetimet dyshohet se 27-vjeçari ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Malin e Zi, kundrejt pagesës.
Burimi: Javanews.al