Trafikonte dro*gë, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Zvicër, paratë i investonte në Shqipëri

Trafikonte dro*gë, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Zvicër, paratë i investonte në Shqipëri

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Zvicër, nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan rreth 2.7 kilogramë kokainë dhe afro 30 gramë heroinë. Sipas autoriteteve zvicerane, 49-vjeçari u arrestua më 12 gusht në Emmenbrücke, pas një hetimi të zhvilluar nga Policia e Lucernës. Hetuesit dyshojnë se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Zvicër në fillim të muajit gusht dhe se kishte mbërritur në vend me qëllim trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se, përpara arrestimit, ai kishte shitur kokainë dhe heroinë te të paktën 20 persona. I dyshuari mësohet se kishte qëndruar kryesisht në Zvicrën Qendrore, ndërsa hetimet e policisë çuan në identifikimin dhe më pas arrestimin e tij. Një pjesë e hetimeve është përqendruar edhe te...