Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)
Policia e Shtetit njoftoi se falë bashkëpunimit me autoritetet evropiane, më saktësisht ato franceze, është arrestuar një pjesëtar i një organizate kriminale në Shqipëri. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Paul (Agustin) Deda, ndaj të cilit Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg. “Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi Paul Deda, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, kanë tentuar të trafikojnë në Itali, nëpërmjet rrugës detare, 1016 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa të kultivuar në Shqipëri. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari, nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan 2...