Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trafik kokaine me SKY ECC, arrestohet në Itali shqiptari i shpallur në kërkim
👁4483
Një 37-vjeçar shqiptar i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge është arrestuar në Itali. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 37-vjeçari, u arrestua në aeroportin e Fiumicinos në Romë teksa ka zbritur nga Spanja. Ndaj 37-vjeçarit shqiptar ka pasur urdhër-arresti ndërkombëtar, pasi ishte zbuluar si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar narkotrafiku nëpërmjet përgjimeve të platformës 'SKY ECC'. Nga hetimet rezultoi se shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, iu gjetën biseda të shumta, mbi të cilat është ngritur edhe akuza, pasi e ka përdorur atë për të menaxhuar importimin nga jashtë të lëndëve narkotike në sasi të mëdha....