Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Trafik ka kudo, por Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë
👁2584
Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë, duke mos justifikuar trafikun e madh që krijohet kudo. Sipas Eurostat, në fund të vitit 2023, në Shqipëri qarkullonin 742 mijë mjete aktive, që në raport me popullsinë e rishikuar të INSTAT në Cens 2023 rezulton 306 mjete për 1000 banorë, ose 0.3 mjete për 1 banorë, sipas përllogaritjeve të Monitor. (Eurostat raporton shifrën 202 mjete për 1000 banorë për Shqipërinë, ose 0.2 mjete për banor, por që është e llogaritur në bazë...