Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trafik i rënduar në Vlorë gjatë fundjavës, radhë kilometrike në Lungomare dhe në Transballkanike
👁11323
Pushuesit që kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar këtë fundjavë janë përballur me trafik të rënduar. Zonat më problematike sa i takon qarkullimit ishin Lungomare dhe rruga Transballkanike. Rritja e ndjeshme e numrit të vizitorëve që kanë zgjedhur bregdetin për të pushuar ka ndikuar në rëndimin e trafikut rrugor. Edhe në Lungomare, edhe në rrugën Transballkanike ka pasur forca të shtuara të Policisë Rrugore dhe të Rendit, të cilët janë angazhuar për të lehtësuar lëvizjen dhe për të mbajtur situatën nën kontroll. Por tashmë që sezoni turistik ka nisur për qytetin e Vlorës, pritet që edhe në fundjavat e ardhshme...