Trafik i rënduar në Fushë-Milot, mbyllja e urës së vjetër shkakton kaos

Trafik i rënduar në Fushë-Milot, mbyllja e urës së vjetër shkakton kaos

  Me mijëra qytetarë, përfshirë edhe shumë pushues nga Kosova, zgjodhën të udhëtonin drejt bregdetit duke kaluar nga ky aks, por përballja me trafikun e rënduar ishte e pashmangshme. Situata më problematike u paraqit në nyjën ku Rruga e Kombit bashkohet me superstradën, aty ku fluksi i mjeteve u përqendrua dhe radha e automjeteve arriti në disa kilometra. Mbyllja e urës së vjetër të Milotit një nyje e rëndësishme për qarkullimin drejt veriut ka sjellë pasoja të menjëhershme në qarkullimin kombëtar, duke e shndërruar një ditë pushimi në një stres të vërtetë për qytetarët.