Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trafik emigrantësh nga Franca në Britani, arrestohen 3 shqiptarë dhe një grua nga Moldavia
Katër persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë një aksioni të koordinuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani të Madhe, në kuadër të një hetimi për një rrjet të dyshuar trafiku të emigrantëve. Tre burra me shtetësi shqiptare dhe një grua nga Moldavia janë arrestuar nën dyshimet për përfshirje në aktivitete kriminale të imigracionit ilegal. Dyshohet se ata ishin pjesë e një grupi që promovonte kalime të paligjshme nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar përmes rrjeteve sociale. Hetimet paraprake tregojnë se anëtarët e rrjetit kishin marrë pjesë në transportimin e emigrantëve të paligjshëm nga...