Trafik droge në shtëpi, arrestohet gjyshja 41-vjeçare në Napoli. Polici u shtir si klient

Trafik droge në shtëpi, arrestohet gjyshja 41-vjeçare në Napoli. Polici u shtir si klient

Një grua 41-vjeçare është arrestuar nga karabinierët në Napoli për trafik droge, pasi e kishte kthyer apartamentin ku jetonte me katër fëmijët, nusen 19-vjeçare dhe nipin 2-vjeçar, në një qendër shitjeje kokaine. Mediat italiane raportojnë se 41-vjeçarja, bashkëshorti i së cilës është në burg e drejtonte biznesin e saj nga apartamenti ku jetonte. Gjatë kontrollit u sekuestruan 26 doza kokaine të fortë, 510 euro dhe një peshore. Banesa ishte e blinduar me shufra të salduara dhe e mbikëqyrur nga kamera sigurie. Policia ndërhyri pasi një oficer u shtir si klient. Karabinierët, pasi vëzhguan hyrjet dhe daljet e klientëve, duhej të prisnin momentin e duhur për të ndërhyrë. Kur panë djalin 16-vjeçar të gruas në një skuter duke u kthyer në shtëpi me kroasanë për mëngjes,...