Trafik droge në Milano/ Policia italiane arreston një 49-vjeçar shqiptar

Trafik droge në Milano/ Policia italiane arreston një 49-vjeçar shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shtetas shqiptar 49-vjeç, i dyshuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Arrestimi u krye në Milano, pas një operacioni të zhvilluar nga policia në zonën e Cologno Monzese. Sipas mediave lokale, hetimi filloi pasi policia kishte marrë informacione për lëvizje të dyshimta të shqiptarit pranë një ndërtese. Gjatë një kontrolli fizik, atij iu gjetën dhe sekuestruan 30 gramë kokainë si dhe substanca që përdoren për përzierjen e drogës. Kontrollet vijuan edhe në banesën e tij, ku u zbulua një laborator droge. Policia sekuestroi gjithashtu rreth katër kilogramë kokainë, dy kilogramë heroinë, 20 kilogramë substanca...
Burimi: Sot.com.al