Trafik armësh nga Shqipëria? SPAK nis lëvizjen, Ahmetaj: Të bien në duart e prokurorëve të ndershëm

Trafik armësh nga Shqipëria? SPAK nis lëvizjen, Ahmetaj: Të bien në duart e prokurorëve të ndershëm

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është shfaqur sërish publikisht nga arratia, duke komentuar vendimin e SPAK për të nisur verifikimet pas deklaratave të tij lidhur me pretendimet për trafik armësh nga Shqipëria. Në një lidhje direkte televizive, Ahmetaj tha se shpreson që materialet e bëra publike të shqyrtohen nga prokurorë të SPAK, të cilët ai i cilësoi si të pavarur dhe të ndershëm. Në qendër të deklaratave të tij janë disa përgjime dhe pretendime lidhur me prodhimin dhe qarkullimin e armëve, ndërsa Ahmetaj kërkoi që organi i akuzës të analizojë edhe deklaratat e bëra në Kuvend nga ministri i Mbrojtjes. Sipas Ahmetajt, një prej deklaratave të bëra në Parlament, ku pretendohet se “ne prodhojmë armë”, duhet të verifikohet nga pikëpamja penale. Ai ngriti pikëpyetje se ku prodhohen...