Nesër mblidhet Asambleja e PS-së, zbardhet axhenda! ja kush janë emrat që po qarkullojnë për Bashkinë e Tiranës
Partia Socialiste do të mbledhë nesër Asamblenë Kombëtare, në një takim që pritet të ketë në fokus përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit. Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:30, në një nga hotelet në Gjirin e Lalzit. Gazetarja Fjorela Beleshi bëri të ditur në një raportim për “Puls” në A2CNN se një nga çështjet në axhendë do të jetë platforma për këshilltarët bashkiakë dhe shpërndarja e mandateve. Vëmendje pritet të marrë edhe kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në mbledhje. Asambleja nuk ka bërë një kërkesë zyrtare për praninë e tij, ndërsa Veliaj ka paraqitur një kërkesë të njëanshme nga burgu, ku kërkon edhe ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me akuzat ndaj tij. Një tjetër pikë me...
Burimi:
javanews.al