“Toyota Yaris”/ U përpoqën të korruptojnë gjyqtarin, SPAK çon për gjykim Astrit Vladin dhe Erida Lazimin

“Toyota Yaris”/ U përpoqën të korruptojnë gjyqtarin, SPAK çon për gjykim Astrit Vladin dhe Erida Lazimin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy persona të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj një gjyqtari në një çështje penale të vitit 2020. Të pandehurit Astrit Vladi dhe Erida Lazimi do të përballen me drejtësinë për akuzat përkatëse sipas nenit 245/1 të Kodit Penal (në versionin para ndryshimeve të vitit 2021). Sipas hetimeve, Astrit Vladi i kërkoi avokates Erida Lazimi të ndikonte në mënyrë të paligjshme te gjyqtari i çështjes penale kundër Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për mosdeklarim të hollash...