Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Topi i Artë 2025: Zbulohet lista zyrtare e të nominuarve, mungon fituesi i vitit të kaluar
Ceremonia prestigjioze e Topit të Artë 2025 do të zhvillohet më 22 shtator në Théâtre du Châtelet në Paris, një muaj më herët se zakonisht. Organizatorët e “France Football” kanë publikuar listën e plotë të kandidatëve në të dy kategoritë – femra dhe meshkuj, duke ndezur garën për çmimin më të rëndësishëm individual në futbollin botëror. Në listën për meshkuj bie në sy mungesa e fituesit të vitit të kaluar, Rodri, i cili e humbi pjesën më të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi. Kështu, në këtë edicion pritet të kemi një emër të ri në fron. Paris Saint-Germain dhe Barcelona dominojnë listën e meshkujve, ndërsa Arsenali kryeson me më shumë emra tek femrat, pas triumfit në Ligën e Kampionëve. Favoritët kryesorë për...