Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Topi është në fushën e Kievit”, Kremilni: Ukraina duhet të fillojë bisedimet e paqes
👁9200
Rusia thotë se është duke pritur për një sinjal nga Ukraina për të nisur negociatat e drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftës. I pyetur nëse Ukraina duhet të jetë ajo që do të nisë bisedimet e drejtpërdrejta, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ‘topi është në fushën e Kievit’. “Të paktën Kievi duhet të ndërmarrë disa veprime në këtë drejtim. Deri më tani ne nuk shohim asnjë veprim”, tha Peskov. Kremlini tha javën e kaluar se perspektiva e mbajtjes së bisedimeve të drejtpërdrejta me Kievin ishte ngritur në një takim tre-orësh midis Vladimir Putin dhe Steve Witkoff. Top Channel