Zyrtarët i japin fund kompeticionit ‘Miss Holanda’: Jo më domethënës në kohët aktuale (fotot)
Pas 35 vjet buzëqeshjesh të gjera e këmbësh të gjata, kompeticioni i përvitshëm i bukurisë Miss Holanda ka mbyllur zyrtarisht shfaqjet, tha sot drejtuesja Monica Van Ee, teksa e quajti “të kaluar kohe” .
Organizatorët shtojnë se eventi do të zëvendësohet me një platformë online të quajtur “Jo më e kësaj kohe”, me subjekt të ngjashëm me programin pararendës.
Ajo shtonte se kompeticioni Miss Holanda ka krijuar një trashëgimi unike, por ka ardhur koha për një qasje të re, sipas agjencisë vendase ANP.
“Kurorat, shiritat e fustanet nuk janë më domethënëse në botën ku jetojmë,” shtonte drejtoresha duke thënë se platforma e re do të sjellë një hapësirë për frymëzimin dhe fuqizimin e grave.
“Programi i ri vjen me idenë se bota po ndryshon, edhe pse idetë e standardeve të bukurisë dhe pritshmëritë sociale vazhdojnë të kenë influencë”.
“Të rinjtë duket se gjithnjë kërkojnë të shtyjnë limitet por ka edhe platformë qe i frymëzojnë ata të mendojnë përtej kufizimeve dhe të gjejnë rrugën e tyre të vërtetë”, shtoi drejtoresha.
Amber Rustenberg, e cila është Miss Holanda e fundit pas kurorëzimit në qershor do të punojë tashmë me platformën e re.
Van Ee shtotne se kishte gjithmonë një “energji negative” rreth kompeticionit Miss Holanda, ku kritikët argumentonin mbi konkurrentet duke thene se “është shumë e bardhë, tepër zezake, apo nuk duhet të ishte fare këtu”, tha ajo duke iu referuar influencave që nuk kanë të bëjnë me vetë natyrën e konkursit.
Kompeticioni në vend quhet ‘Miss Netherlands’ prej vitit 1989, i ndryshuar nga forma e mëparshme ‘Miss Holland’ të mbajtur prej viteve 1930-të, shkruan rrjeti BrusselSignal.
Amber Rustenberg, Miss Holanda e fundit
Top Channel
Burimi