“Zjarrvënie e qëllimishme”, drejtori i shërbimit zjarrfikës për vatrat në Dhërmi dhe Llogara: Situata është nën kontroll
👁12826
Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses Arben Cara, në një prononcim për media tregoi se si është gjendja me dy vatrat e zjarrit paralele sot, një në Dhërmi dhe një në Llogora.
“Fatmirësisht vatrat e zjarrit në Llogora i kemi mbyllur në një kohë shumë të shpejtë, pasi vendosëm në lëvizje të gjitha strukturat, ndërhymë nga ajri me helikopterë dhe rreth 40 forca zjarrfikëse jemi vendosur në qafën e Llogarasë, pasi era po favorizon vatrat e zjarrit. Situata është nën kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë”, tha drejtori,
Cara gjithashtu tregon se është një zjarrvënie e qëllimshme dhe se do vendosen para ligjit autorët e zjarrvënies në Llogara.
Top Channel
Burimi