Zjarri përfshin zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër, shoqërohet në polici pronari i tokës
👁10890
Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Lunxhërisë pranë fshatit Dhiksat në Gjirokastër këtë të mërkurë.
Zjarri i cili ra rreth orës 19:25 u izolua deri në fikje të plotë brenda 30 minutash por rreziku që të merrte përmasa të mëdha ishte shumë i lartë.
Pas shuarjes së zjarrit nga ana e drejtorisë së shërbimit zjarrfikës u mor masë administrative ndaj pronarit të tokës, Gjergji Shkurta dhe u bë shoqërimi tij në ambientet e policisë si i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.
Top Channel
Burimi