Zhvillohet konkursi ndërkombëtar për Rozafën, Rama: Një gjurmë që do t’i shtohet kësaj trashëgimie të Shkodrës

Zhvillohet konkursi ndërkombëtar për Rozafën, Rama: Një gjurmë që do t’i shtohet kësaj trashëgimie të Shkodrës

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në konkursin ndërkombëtar, ku 5 studio europiane paraqesin projekt-idetë për Rozafën e re në Shkodër.

Rama: Një gjurmë që do t’i shtohet kësaj trashëgimie të Shkodrës për brezat që do të vijnë, pjesë e një vizioni të gjerë që për Shkodrën dhe gjithë këtë territor që shkon deri lart në Thethin e mrekullueshme po shtrihet deri në Mal të Zi po shtohet dita ditës, duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhje shumë të shpejtë dhe të sigurt të Shkodrës, kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Muriqan të koridorit blu.
Për pak ditë do të lidhen edhe kontratat e reja nga Thumana në Kashar, nga Rrogozhina në Fier, koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do të jetë 40 minuta, koha e lidhjes me Shkodrës me jugun do të jetë sa është sot koha e lidhjes me Tiranën.

Top Channel
Burimi