Zgjedhjet në Universitetin e Shkodrës, Tonin Gjuraj akuzon Komisionin: Po mbani peng rezultatin
👁2388
Profesor Tonin Gjuraj, fitues i zgjedhjeve në Universitetin e Shkodrës, ka akuzuar komisionin e zgjedhjeve se po mban peng rezultatin.
Ai deklaroi se është shpallur fitues por përmes mekanizmave të ndryshëm komisioni zgjedhor i universitetin po tenton të mbajë peng rezultatin dhe nuk do të nxjerrë fituesin. Ndonëse të gjitha procedurat janë kryer dhe janë proceduar rezultatet.
“Vijojnë shkeljet. Dita e sotme mund të konsiderohet një dështim. Pas përfundimit të procesit zgjedhor… Komisioni i Zgjedhjeve nuk doli në një vendim. Në mënyrë absurde janë përpjekje të qëllimshme për të fabrikuar procedurat. Nuk mundet që një procedurë të fabrikuar të rrëzojë një fitore të merituar”, tha ai.
Top Channel
Burimi