
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha i ofroi vend të sigurtë, Meta refuzon nga burgu: Dua të jem në listën e hapur të Tiranës
Ilir Meta do të garojë në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës dhe në listë të hapur!
Kryesia e Partisë së Lirisë ka miratuar sot vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë, si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025.
Ndërkohë pak ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Ilir Meta do të garonte në listë të sigurte, por ky i fundi ka refuzuar.
“Ilir Meta do të jetë, sot ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit, i burgosur politik, do të jetë në lista të sigurta të PD dhe koalicionit, mbi votat dhe rezultatin elektoral të Partisë së Lirisë.
Dhe jam i bindur se prania e tij në lista është një nxitje e madhe për të gjithë shqiptarët që besojnë se një Shqipëri e lirë nuk ekziston me të burgosur politikë dhe që vlerësojnë kontributin e tij 30-vjeçar në politikë…
Janë të tjerë që po merren me negociata, por unë mund t’u konfirmoj ju se ai do jetë në listë të mbyllur.
Dhe, mendoj se përderisa të ekzistojë këtë listë, nuk mund të ketë asnjë koment”, shprehej kreu i PD.
Top Channel
Burimi