Zelensky “merr zemër”, shkon në kufi dhe inspekton rajonin nga ku nisi sulmi në tokën ruse
Mes euforisë që ka ngjallur në Ukrainë ofensiva tashmë e pandalshme e ushtrisë së saj në rajonin rus të Kurskut, presidenti Volodymyr Zelensky vizitoi rajonin kufitar Sumy që gjendet shumë pranë Rusisë.
Së bashku me kreun e ushtrisë ukrainase, Zelensky e realizoi vizitën dy javë pas nisjes së ofensivës që e gjeti Moskën të papërgatitur.
Nga kufiri, Zelensky deklaroi sfidues se e trupat ukrainase kanë marrë nën kontroll një fshat tjetër në rajonin rus – duke arritur të zënë rob lufte edhe shumë ushtarë të Vladimir Putinit. Kursku është një prej dy kërcënime më të mëdha të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë – ku rajoni tjetër me rrezikshmëri të lartë gjendet në lindje të Ukrainës, në të cilin forcat ruse po avancojnë ngadalë.
Rusia një ditë më parë deklaroi se ka ndaluar një grup luftëtarësh ukrainas që të kalonin kufirin në rajonin e Brianskut pranë Kurskut. Zyrtarë rusë po ashtu pretenduan se Kievi e kishte sulmuar Moskën me 11 dronë, të cilat sipas tyre, u shkatërruan të gjitha.
Top Channel
Burimi