Zbuloni dietën e limonit!
Sigurisht që vera po vjen dhe dëshironi të humbni disa kilogramë të fituara gjatë stinës së ftohtë dhe kërkoni një zgjidhje. Dieta e limonit është një nga planet ushqyese më efikase që do ju sjellin dhe përfitime për shëndetin mbi të gjitha.
Ka aq ushqime të zakonshme në jetën tonë sa mendojmë se i dimë të gjitha, po në të vërtetë kemi shumë pak informacion. Një prej tyre është limoni, përdorimi i ndryshëm në gastronomi, kontributi për shëndetin është edhe më i çmuar.
Antibakterial dhe antiviral, ka vitamina e ndihmon procesin tretës.
Dieta e limonitDieta e limonit është detox, me të cilën shihni rezultate të shpejta. Nuk bëhet fjalë që thjesht të hani limon, por të pini një gotë limonatë çdo mëngjes për një periudhë të caktuar.
Por ama nuk është dhe kaq e lehtë sepse nuk flasim për limonatë të zakonshme, por kombinimit të ujit të ngrohtë me lëngun e limonit të shtrydhur. Sigurisht që kjo rutinë duhet shoqëruar me një plan ushqimi të shëndetshëm dhe shumë ushtrime fizike. Nëse e realizoni siç duhet trajtimin detoksifikimi do të jetë i menjëhershëm dhe rezultatet e dukshme.
Një udhëzim çfarë duhet të bëni
Dietën ndiqeni për pesë ditë, një më shumë apo një më pak. Është një plan ushqimi shumë strikt ku lihen mënjanë ushqyesit e ushqimeve dhe kaloritë që ka nevojë trupi.
Pini çajra çdo ditë bashkë me çdo vakt.
Pini shumë ujë gjatë ditës. E rëndësishme është që niveli i ujit në trup të jetë në sasinë e duhur. Dy litra ujë në ditë janë mjaftueshëm.
Hiqni yndyrat nga menuja. Të skuqurat, ushqimet e procesuara, salcat, janë të ndaluara gjatë këtyre pesë ditëve.
Dita e parë është një agjërim i pjesshëm dhe mund të jetë dita më e komplikuar, por ky është sinjali i trupit tuaj që raportin kalorik do të ndryshojë. Aktivitetet metabolike do të jenë të reja dhe do të keni efektet më të mëdha.
Dieta e limonit është një mundësi e mirë për rezultate të shpejta.
Top Channel
Burimi