Vodhën para, tabletë dhe celularë në makinën e dy turistëve gjermanë/ Kapen dy autorët, njëri prej tyre 13 vjeç

Vodhën para, tabletë dhe celularë në makinën e dy turistëve gjermanë/ Kapen dy autorët, njëri prej tyre 13 vjeç

Një 18-vjeçar është vënë në pranga, kurse një i mitur është nënë hetim, pasi grabitën dy turistë gjermanë në Himarë.

Dy personat vodhën para, tabletë, celularë dhe sende të tjera në automjetin e dy turistëve gjermanë.
Policia ka sekuestruar shumën e parave dhe sendet e vjedhura, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë ua ka dorëzuar turistëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e dy turistëve të huaj, të parkuar në plazhin “Lapardha” në Lukovë, ishin vjedhur një shumë parash dhe sende personale, kanë shkuar në vendngjarje.
Në operacionin policor të koduar “Storm 22”, u bë e mundur identifikimi i autorëve dhe u sekuestruan sendet e vjedhura.
I arrestuar është F. Q., 18 vjeç, banues në Lukovë, ndërsa për autorin tjetër, 13-vjeçarin, nisi procedimi në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel
Burimi