Vijon zjarri në Dropull, rrezikohet nga flakët fshati Terihat! Evakuohen të moshuarit, digjen kulturat bujqësore
👁196061
Këtë pasdite edhe fshati Terihat në Dropull u rrezikua nga flakët.
Zjarrfikësit dhe banorët janë përpjekur për rreth 3 orë të izolojnë flakët. Kisha e Shën e Premtes buzë rrugës nacionale u kërcënua seriozisht nga zjarri, ndërsa policia edhe në Terihat u angazhua në evakuimin e të moshuarve të vetmuar dhe të pamundur.
Zjarri kaloi në anën tjetër të rrugës nacionale duke djegur një hapësirë toke me kultura bujqësore, por aktualisht situata është nën kontroll sërish. Reshtje të lehta shiu sapo kanë nisur në zonën e Dropullit që nëse do të vijojnë do t’i shërbenin shumë situatës, ku një vatër e re mund të riaktivizohet nga momenti në moment.
Top Channel
Burimi