
Vijojnë reshjet e dëborës në juglindje të vendit! Dardha “vishet me të bardha”, bora deri në 15 centimetra
👁894
Vijojnë reshjet e dëborës në juglindje të vendit, ku ka rreth 2 cm dëborë në qytet ndërsa në zonat e tjera trashësia arrin deri në 15 cm.
Deri më tani, në fshatin turistik të Dardhës trashësia e borës ka arritur rreth 15 cm. Qarkullimi në këtë segment bëhet me goma dimërore.
Sa ju përket akseve nacionale Korçë-Ersekë dhe Korçë-Kapshticë, trashësia e dëborës ka arritur në 10 cm, ndërsa në fshatin e Voskopojës deri në 15 cm.
Aktualisht nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve, po punohet në të gjitha segmentet për pastrimin e tyre megjithatë drejtuesit duhet të kenë kujdes.
Top Channel
Burimi