![Video/ “Ylli i këtij viti”, gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë, e sugjeron si një ndër vendet që duhet vizituar patjetër](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/video-ylli-i-ketij-viti-gazetari-i-njohur-britanik-flet-per-shqiperine-e-sugjeron-si-nje-nder-vendet-qe-duhet-vizituar-patjeter_66cb45bd5b46c.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Video/ “Ylli i këtij viti”, gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë, e sugjeron si një ndër vendet që duhet vizituar patjetër
Shqipëria ka qenë edhe këtë vit një nga destinacionet e preferuara për t’u eksploruar, apo rivizituar, nga turistë nga e gjithë bota.
Por po ashtu vendi jonë, bregdeti por dhe alpet janë zgjedhur edhe nga figura të njohura publike të shteteve të ndryshme të botës.
Një prej tyre është gazetari i njohur britanik Simon Calder, i cili gjatë një interviste për mediat atje, e veçoi Shqipërinë “si yllin e këtij viti”, dhe se duhej vizituar.
Këtë pjesë të intervistës së tij e ka publikuar në rrjetin e tij social në Facebook edhe kryeministri Rama, teksa shkruan ndër të tjera:
E çfarë vlerësimi më domethënës mund t’i bëhej Shqipërisë teksa sezoni i verës po mbyllet, se sa nga Simon Calder, gazetari i famshëm i mediave britanike si BBC dhe Independent, i cili zbulimin e vendit tonë e ka nisur dekada më parë, me vizitat e para si reporter kurioz përpara viteve ‘90 në Shqipërinë e një tjetër kohe, ndërsa së fundi është bërë “tifoz” i bregdetit shqiptar, duke ua këshilluar të gjithëve në Britaninë e Madhe si “yllin e këtij viti” në turizëm.
Top Channel
Burimi