Video/ Shpërthim spektakolar i raketës në testin e kozmodromit të ri në Britani (fotot)

Video/ Shpërthim spektakolar i raketës në testin e kozmodromit të ri në Britani (fotot)

Pamje shokuese të publikuara sot tregonin momentet kur një raketë ka shpërthyer në një masiv zjarri disa sekonda pas testimit të ndezjes në kozmodromin e ri të Britanisë.

Raketa me nëntë motorë shpërtheu në portin hapësinor SaxaVord në ishujt Shetland në veri të Skocisë, ku flakët e nisura nga fundi i raketës më pas përfshinë të gjithë mjetin.
Kompania operuese gjermane Rocket Factory Augsburg tha se do të rinisë menjëherë operacionet “sapo të jetë e mundur” pas testit të dështuar.

Ata thonin se asnjë nuk ishte plagosur në incident, i cili ishte shkaktuar nga një anomali që është ende nën hetim.Një zëdhënës i SaxaVord tha: “Ky ishte një testim, dhe hetimet do të identifikojnë problemet para kalimit në fazën tjetër”, shkruan rrjeti TheSun.
Zyrtarët nuk dhanë më shumë detaje mbi objektivat apo fluturimet e misionit raketor, apo nëse projekti kishte qëllime civile apo ushtarake.

Momentet kur një raketë ka shpërthyer në një masiv zjarri disa sekonda pas testimit të ndezjes në kozmodromin e ri të Britanisë.

Top Channel
Burimi