
VIDEO/ Reshjet e para të borës edhe në Korçë, fillon pastrimi i akseve rrugore në Voskopojë dhe Dardhë
👁479
Në qarkun Korçë reshjet pas mesnate kanë qenë në formën e dëborës.
Grupet e punës të kontraktorëve me mjetet borëpastruese ishin në terren gjatë natës dhe vijojnë të punojnë për pastrimin e dëborës dhe kriposjen në akset rrugore Qafë-Thanë-Lin, Korçë-Ersekë (aksi i vjetër), Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Maliq-Lozhan-Moglicë.
Qarkullimi vijon normalisht dhe çdo aks po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.
Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore.
Top Channel
Burimi