Video/ Përleshje në protestën e hebrejve besimtarë kundër rekrutimit në ushtri (fotot)

Video/ Përleshje në protestën e hebrejve besimtarë kundër rekrutimit në ushtri (fotot)

Policia ushtarake izraelite ka shpërndarë me forcë një demonstratë të të rinjve hebrej ultra-besimtarë në Jeruzalem, që protestonin kundër ligjit për ndalimin e përjashtimeve të studentëve nga mobilizimi.

Gjykata izraelite vendosi për rekrutimet e detyruara muajin që shkoi, edhe pse ky komunitet gëzonte përjashtim nga shërbimi ushtarak që prej themelimit të Izraelit në 1948.
Marrëveshja e vjetër mes qeverisë izraelit dhe komunitetit besimtar Haredi ishte zgjatur disa herë derisa skadoi vitin e shkuar për t’u refuzuar më tej.

Operacioni brutal i Izraelit në Gaza kundër Hamas, ka lënë tashmë 40 000 palestinezë të vrarë dhe ushtria kërkon të ruajë numrat e personelit duke rekrutuar sa më shumë qytetarë.
Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm si për burrat dhe gratë në Izrael, të cilët duhet të shërbejnë nga 24 deri në 32 muaj, pasi qeveria thotë se vendi “duhet të mbrohet nga vendet armiqësore” që e rrethojnë. Ministri i mbrojtjes  Yoav Gallant tha në qershor se ushtrisë i nevojiten urgjentisht 10,000 rekrutë.
Dje studentët e universiteteve fetare hebreje u mblodhën jashtë një qendre rekrutimi duke u ulur rreth saj për ta bllokuar nga mobilizimi ushtarëve të rinj.
Protestuesit mbanin pankarta dhe brohorisnin slogane fetare “Do të vdesim dhe nuk rekrutohemi, jeni nazistë,” apo “Më mirë në burg se në ushtri” raporton rrjeti vendas ‘Times of Israel’.
Teksa demonstruesit refuzonin të largoheshin nga zona forcat e shumta të rendit nisën të merrnin individualisht personat me forcë, duke i larguar.

Disa herë demonstruesit thyen kordonin e policisë duke u përleshur me ta, siç sugjerohet në videot e publikuara.
Numri besimtarëve hebrej Haredim llogaritet në më shumë se 1 milionë në Izrael. Ata argumetnojnë se shërbimi ushtarak i ndërpret studimin e Torah dhe kohës së lutjeve.

Protestuesit mbanin pankarta dhe brohorisnin slogane fetare “Do të vdesim dhe nuk rekrutohemi, jeni nazistë,” apo “Më mirë në burg se në ushtri”

Top Channel
Burimi