Video/ Një plumb në kokë dhe rrëzohet në tokë, momenti i vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi
Në emisionin “Shqipëria Live” janë transmetuar për herë të parë pamjet e atentatit ndaj biznesmenit Eduart Reçi, i cili i mbeti i vrarë mbrëmjen e 13 nëntorit.
Në pamjet e rënda duket momenti teksa Reçi del nga lokali poshtë pallatit të tij, ecën ngadalë dhe qëllohet me një plumb në kokë duke rënë direkt në tokë.
Gjatë momentit që qëllohet ai ka qenë duke folur në celular, ndërsa dyshohet se autorët ishin vendosur në shkallët e një hoteli përballë.
Gazetarja Aida Topalli , e cila ishte e ftuar në studio me moderatoren Sidorela Gjoni, dha të tjera detaje se si dhe pse ka ndodhur atentati ndaj biznesmenit Reçi
“Ora shënon 22:39 ku Eduart Reçi sapo ka dalë nga lokali po qëndronte, ku ishte dhe hyrja e e banesës në pallatin që ai kishte ndërtuar. Është ruajtur nga vëllezërit Dukaj., ku dyshohet se qitësi ka qenë oficeri i policisë, konkretisht Shkëlqim Dukaj, pavarësisht se ka mohuar krimin përpara grupit hetimor. Është qëlluar me nëj plumb në kokë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ai ishte në lokalin poshtë pallatit dhe sapo është çuar në drejtim të banesës ku ishte duke përdorur telefonin, është ruajtur nga hoteli përballë. Autori ishte në shkallët e emergjencës, ku prej ditësh kryente vëzhgime sesi ta bënte atentatin. Arma ishte e precizonit të lartë dhe duhet të jesh qitës i mirë. Ajo lloj arme është e rrezikshme vetëm kur qëllon në kokë.
Eduart Reçi ka folur me oficerin e policisë së zonës, ku i ka thënë do të zhvilloj një takim me vëllezërit Dukaj dhe nëse nuk kthehem, më ka ndodhur diçka. Vëllezërit duka kanë një pronë të pa legalizuar dhe prona është e ngjitur me pallatin që ka ndërtuar Eduart Reçi. Ka qenë një leje për ndërtim që po merrte Reçi që ka shkaktuar konfliktin mes tyre. Me lejen që do merrte Reçi, prekte një pjesë të lokalit të vëllezërve Dukaj.”
Top Channel
Burimi